Një person pa shenja jete është gjetur në një trotuar në Podujevë.
Rasti ka ndodhur dje, orët e hershme të mëngjesit, konkretisht rreth orës 06:12, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet me dije se viktima është gjetur nga një person mashkull, i cili e ka raportuar rastin.
Ndërkaq, nga familjarët e viktimës është thënë se viktima vuante nga sëmundje të zemrës.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve./FolDrejt/