Në një hotel në Lhasa, kryeqyteti i Tibetit, është gjetur një kufomë nën krevat, kur njëri prej të ftuarve ka ndjerë një erë të fortë të pakëndshme me të hyrë në dhomën e hotelit.
Pasi ai u zhvendos në një dhomë tjetër, një trup u zbulua nën krevat, në të cilin ai kishte fjetur më parë për tre orë, raporton BBC.
Më vonë atë natë, policia i tha atij se kishte arrestuar një të dyshuar për vrasjen, transmeton Fol Drejt.