Një mjet i pashpërthyer është gjetur dje në komunën e Drenasit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:55, në fshatin Llapushnik, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, pas raportimit nga ankuesi mashkull se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e policisë.
Kjo njësi ka marrë nën kontroll mjetin e dyshuar shpërthyes./FolDrejt/