Një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer në skaj të liqenit të Badovcit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:30, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se pas raportimit kanë ndërhyrë policia, me ç’rast KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente./FolDrejt/