Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/