Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/