Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti është raportuar rreth orës 07:55, gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/