Një person është raportuar pa shenja jete në fshatin Vernicë të Vushtrrisë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:03, përcjell Fol Drejt.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se afër një urës në lumë, kishte vërejtur një trup të pa jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/