Në Gjilan është gjetur një person pa shenja jete. Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se ai kishte probleme shëndetësore.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.