Në Lipjan është gjetur një person i pajetë, i cili është dërguar pastaj për obduksion nga mjekësia ligjore.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.