Një person është gjetur i vdekur në dhomën e tij, në komunën e Istogut.
Rasti raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar edhe nga ekipet mjekësore, ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion./FolDrejt/