Është gjetur i vdekur në rrugë ish-kryebashkiaku i Corte Palasio, Pierangelo Repanati, 57-vjeç.
Sipas mediave italiane dyshohet se gazetari i njohur italian, i cili ishte politikan gjithashtu, të ketë vdekur si pasojë e një aksidenti brenda banesës së tij.
“Në gjendjen e rezultateve aktuale të hetimit, shpjegoi prokurori Domenico Chiaro, zbulimi i personit të vdekur ka më shumë gjasa të lidhet me një ngjarje aksidentale me përjashtim të sjelljes vullnetare të palëve të treta. Megjithatë, hetimet e thelluara janë duke u zhvilluar me qëllim rindërtimin e dinamikës së ngjarjes me siguri absolute”.
Në shtëpinë e viktimës është gjetur xhami i thyer.
Pierangelo Repanati, 57 vjeç, u gjet i vdekur në kopshtin e shtëpisë së tij në Corte Palasio (Lodi), me dy plagë në fyt dhe në hipotezat e para nuk përjashtohej që ai mund të ishte sulmuar dhe qëlluar për vdekje pasi kishte zbuluar disa hajdutë në shtëpinë e tij. Repanati nga viti 2004 deri në vitin 2009 kishte mbajtur edhe rolin politik të kryetarit të bashkisë në Corte Palasio.
Fqinjët kishin dëgjuar disa thirrje për ndihmë nga kopshti. Dikush kishte nxituar për të parë se çfarë po ndodhte dhe kishte gjetur trupin e viktimës të shtrirë afër derës së përparme. Prokuroria Publike e Lodit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit./abcnews.al/