Një vetëvrasje ka ndodhur në Ferizaj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Pojatë, Ferizaj 17.10.2023-20:30 Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/