Një person është gjetur pa shenja jete në Viti.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 03:20, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar afër një fabrike ishte gjetur i shtrirë në tokë dyshohej pa shenja jete. Afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shprehet policia./FolDrejt/