Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 00:40, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/