Një person është raportuar pa shenja jete në Gjakovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar se një person dyshohet se është pa shenja jete, njësitë policore kanë vazhduar në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë takuar një ekipe mjeksore nga të cilët është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete”, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Fol Drejt.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/