Një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë.
Rasti është rapotuar gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/