Një person, femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Rasti raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:39, në Pejë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera duke theksuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/