Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:51, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në banesën e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohen në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/