Një person është gjetur pa shenja jete në stacionin e trenit në Mitrovicën e Veriut.
Rasti ka ndodhur dje, transmeton Fol Drejt, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq rasti është duke u hetuar./FolDrejt/