Njëmbëdhjetë ditë më parë një person u raportua në Policinë e Kosovës si i zhdukur.
Gjatë ditës së djeshme është gjetur trupi i pajetë i viktimës dhe vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se personi i cili ishte lajmëruar si person i zhdukur , është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes . Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/