Gjatë një operacioni shpëtimi, roja bregdetare italiane gjeti një të porsalindur të vdekur në një anije me emigrantë të drejtuar për në ishullin Lampedusa.
Foshnja lindi gjatë udhëtimit dhe vdiq menjëherë pas lindjes, raportoi ANSA, duke shtuar se në bord ndodheshin rreth 40 emigrantë, përcjell Fol Drejt.
Në fillim të javës, një foshnjë pesë muajshe, një djalë, u mbyt gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa pasi një varkë që transportonte emigrantë nga Afrika e Veriut u përmbys.
Pothuajse 126,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, që është pothuajse dyfishi i numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vetëm këtë javë, rreth 7,000 emigrantë mbërritën në ishullin Lampedusa, që është më shumë se popullsia aktuale e ishullit.
Kryeministri italian Giorgio Meloni i bëri thirrje dje BE-së që të veprojnë së bashku “nëse është e nevojshme me një mision detar” dhe të parandalojnë emigrantët që të kalojnë Detin Mesdhe nga Afrika e Veriut.
Meloni njoftoi masa të ashpra në përgjigje të rritjes së ardhjeve të emigrantëve këtë javë./FolDrejt/