Trupi i pajetë i vogëlushit të raportuar si i zhdukur ditën e djeshme në Akrashticë të Vushtrrisë, është gjetur sot, shkruan Fol Drejt.
Rreth orës 12:00 trupi i pajetë i katërvjeçarit është nxjerr nga kanali i Ibër Lepencit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Avni Zahiti nga Policia e Kosovës ka thënë për Telegrafin se kërkimet kanë filluar sot paradite:
“Rreth orës 12:00 ekipi i kërkim shpëtimin ka gjetur trupin e pajetë të katërvjeçarit. Dyshohet që katërvjeçari ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë dhe nga rrjedha e lumit është gjetur në fshatin Bukosh.”
Sipas tij, trupi i katër vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FolDrejt/