Personi që u plagos të premten në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është në gjendje stabile.
Këtë, për Klan Kosova, e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori.
Ai tha se i plagosuri është me vetëdije dhe se ka plagë në pjesën e majtë të barkut.
“Janë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, për të parë ndërhyrjen e mundshme kirurgjike.”
Më poshtë shihni pamje nga vendi ku ndodhi plagosja.