Autoritetet janë duke vazhduar me vlerësimet e dëmeve pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dy net më parë në ujërat e prefekturave Miyagi dhe Fukushima.
Japonia po i vazhdon aktivitetet e rikuperimit pas tërmetit me magnitudë 7,4 ballë në verilindje të vendit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet janë duke vazhduar me vlerësimet e dëmeve pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi dy net më parë në ujërat e prefekturave Miyagi dhe Fukushima.
Personeli i Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF) është angazhuar për të furnizuar me ujë rreth 34.000 shtëpi në dy prefekturat pas ndërprerjes së ujit.
Kompania “East Japan Railway” (JR) ka përshpejtuar aktivitetet e saj për të siguruar që shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë në gjithë rajonin të kthehen në normalitet.
Ndryshe, si pasojë e tërmetit 3 persona humbën jetën, më shumë se 200 u lënduan dhe mbi 2,2 milionë shtëpi në 12 prefektura pësuan ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike./FolDrejt/