Plagosen dhjetëra persona në protestat në Sudan. Atje sipas mjekëve lokalë, dy protestues u plagosën nga plumbat e vërtetë, ndërsa gjashtë të tjerë u goditën me gaz lotsjellës, theksohet në një deklaratë të Komitetit Qendror të Mjekëve Sudanezë
Të paktën 28 protestues u plagosën në protestat në të cilat kërkonin sundim të plotë civil në kryeqytetin sudanez, Khartoum, shkruan AA.
Sipas mjekëve lokalë, dy protestues u plagosën nga plumbat e vërtetë, ndërsa gjashtë të tjerë u goditën me gaz lotsjellës, theksohet në një deklaratë Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë.
Gjatë demonstratave të së enjtes, protestuesit kërkuan që përgjegjësit për vdekjen e protestuesve të vihen para përgjegjësisë dhe të lirohen të burgosurit politikë.
Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet sudaneze mbi raportin.
Që nga 25 tetori i kaluar, Sudani ka qenë dëshmitar i protestave si përgjigje e masave të jashtëzakonshme të marra nga shefi i ushtrisë, gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, veçanërisht vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shpërbërja e qeverisë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok, një veprim i dënuar nga forcat politike si një “grusht shteti ushtarak”./FolDrejt/