Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti dje ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.
Me këtë rast, përveç urimit të tij për Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, ambasadori Bencze, i solli edhe letrën e urimit nga Shefi i Mbrojtjes së Hungarisë, gjenerallejtënant Romulusz Ruszin, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari, përveç falënderimit dhe vlerësimit të lartë për vizitën dhe urimet nga ana e homologut të tij, i shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Republikës së Hungarisë në kuadër të KFOR me kontringjentin ushtarak dhe me udhëheqës komandues, në cilësi edhe të komandantit aktual të KFOR-it.
Në takim, gjithashtu diskutuan edhe mbi aktivitetet e përbashkëta në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Hungarisë, ku të dy u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit përmes një memorandumi të ri të bashkëpunimit mes dy ministrive të mbrojtjes me përfshirjen e bashkëpunimit konkret ushtarak.
Në fund, të dyja palët u pajtuan që dyja palët të koordinohen për takimin e ardhshëm mes dy gjeneralëve brenda vitit 2022./FolDrejt/