Ushtria ukrainase do të marrë armët që i nevojiten në kohë për kundërsulmin e ardhshëm kundër forcave ruse, tha sot gjenerali i ushtrisë amerikane, përgjegjës për operacionet evropiane, Christopher Cavoli.
Si shembull i këtij pretendimi, ai përmendi se më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara në Kiev tashmë janë dorëzuar, raporton Reuters.
“Unë kam besim se ne kemi dorëzuar materialin që ata kanë nevojë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë për të mbështetur operacionet e tyre ushtarake,” tha ai gjatë fjalimit të tij në Kongresin e SHBA-ve./FolDrejt/