Gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, i quajti sulmet e Rusisë ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë një “krim lufte” ndërsa foli në një konferencë shtypi pas takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Bruksel të mërkurën.
“Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve. Ata kanë vënë në shënjestër të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës. Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, tha Milley, shkruan CNN.
Milley shtoi se ndërsa qytetarët e Ukrainës “kanë vuajtur shumë”, vendi vazhdon “të durojë dhe ata janë një frymëzim për të gjithë”./FolDrejt/