Gjenerali amerikan Kenneth McKenzie gjatë një vizite në Sirinë veriore ka takuar komandantin e YPG, e njohur si degë e terroristëve të kurdëve komunistë PKK, Mazloum Abdi. Ky i fundit njëherësh është personi më i kërkuar nga Turqia.
SHBA ka ndihmuar ndër vite YPG, si një degë e rëndësishme kundër ISIS, ndërsa Turqia në anën tjetër frikësohet se me shtimin e ndikimit kurd në Sirinë veriore mund të kërkohet në vazhdim edhe krijimi i Kurdistanit në Turqinë juglindore.
Kjo lëvizje amerikane, ku një gjeneral i rangut të lartë takohet me personin më të kërkuar nga Ankaraja, mund të kuptohet si kundërpërgjigja amerikane kundrejt blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400 nga Turqia./Foldrejt.com