Me të drejtë shpesh themi se rinia shqiptare shpërngulet drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë dhe shpesh kjo rini është më e arsimuara. Por së fundi, duke u folur shpesh për emigrantët e huaj në Gjermani, janë harruar gjermanët që emigrojnë jashtë vendit. Sipas Raportit të Emigrimit në qeverinë gjermane, është bërë e ditur se në 2019 plot 270.294 gjermanë janë larguar për një “jetë më të mirë” jashtë vendit. Kjo shifër ëshrë për 58 mijë më shumë sesa viti paraprak (2018).
Vlen të theksohet se shumica e gjermanëve emigrojnë drejt vendeve gjermanofone: Zvicrës (16.340) dhe Austrisë (11.904), kurse më pas drejt SHBA (9782), Britanisë (6766) dhe Spanjës (6479).
Sipas konservatores gjermane Die Welt, shumica e gjermanëve të larguar janë të shkolluar.
Gjithashtu, arsyeja se pse Gjermania duhet akoma të pranojë të huaj në vendin e saj, është se çdo vit vendi zvogëlohet për disa qindra-mijëra banorë. Në katër vitet e fundit në Gjermani kanë lindur 2.4 milionë fëmijë nga nënat gjermane, kurse kanë vdekur 3.6 milionë gjermanë.
Një e katërta e gjermanëve me origjinë të huaj
Si pasojë edhe të emigrimit drejt Gjermanisë, ka ndodhur që tash një e katërta e banorëve të këtij shteti të kenë sëpaku njërin prind pa pasaportë gjermane – 21.2 milionë banorë. Shumica e tyre janë turq.
Të huajt në Gjermani janë shtuar me rreth 400 mijë më shumë sesa vitin e kaluar./Foldrejt.com