Shumë gjermanolindorë nuk duan më tepër emigrantë, andaj partia e popullistëve të djathtë AfD po merr gjithmonë e më shumë mbështetje, megjithatë ekonomistët paralajmërojnë: pa forcën e re punëtore mund të kemi kolaps ekonomik.
Sipas shoqatës gjermane Bertelsmann-Stiftung, 60 përqind e popullatës në Gjermaninë Lindore mendojnë se ka “shumë të huaj në vend”, kurse në Gjermaninë Perëndimore kjo përqindje është 50, informon foldrejt.com.
Po sipas kësaj shoqate, numri i forcës punëtore – të banorëve nga 15 deri 67 vjet – brenda 2035 do zvogëlohet për 1.5 milion banorë në Gjermaninë Lindore. Kjo do të thotë se duhet të pranojnë po aq punëtorë të huaj, që të mos ketë stagnim ekonomik.
Një shtet si Gjermania, që di të vendosë faktin përpara dëshirës, tregon se ligjet për pranimin e banorëve nga Ballkani Perëndimor do vijojë të ndodhë edhe në vitet pasardhëse./Foldrejt.com