Sipas infektologut gjerman Gerd Fätkenheuer së shpejti do ketë një medikament që lufton virusin korona. Medikamenti i quajtur Remdesivir, “do e kemi në dispozicion brenda pak javëve ose muajve,” tha profesori i Universitetit të Këlnit, për „Kölner Stadt-Anzeiger“, përcjell foldrejt.com.
Medikamenti është një prodhim gjerman, që origjinën e ka nga lufta kundër virusit Ebola.
Shkencëtarët gjermanë janë të bindur se ky medikament zbut sëmundjen dhe përshpejton shërimin te pacientët e sëmurë me Kovid19. Gjithashtu, deri tani ky medikament nuk ka pasur pasoja anësore, por kjo pikë pritet të vërtetohet bindshëm javëve vijuese.
Gjermanët nuk kanë menduar të bëjnë “biznes” me ilaçin, ku mendojnë ta shesin 10 euro. Me këtë çmim ilaçi mund të përdoret për dhjetë ditë./Foldrejt.com