“Stoppt Gates”, “Kryengritje”, “Jepni fund kufizimit” janë disa nga sloganet e gjermanëve. Në shumë qytete të Gjermanisë, qytetarët protestojnë kundër kufizimeve si pasojë e Kovid19. Shumica e protestuesve, bile nuk kanë ruajtur rregullin e distancës. Pika qendrore e protestave ishte Shtutgart, por mijëra protestues janë vërejtur edhe në Mynih, Berlin dhe Frankfurt, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat gjermane si SPIEGEL dhe BILD.
Për protestuesit janë të mbrapshta kufizimet dhe jashtë logjikës së shëndoshë, kurse shumë kritikues të tyre kanë frikë nga përhapja e teorive konspirative dhe popullistëve të djathtë.
Qindra protestues janë vërejtur edhe në Cyrih, St.Gallen, Bernë të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Por gjermanët dhe zviceranët protestojnë përkundër masave më të lehta të kufizimeve sesa në Maqedoninë Veriore, Shqipërinë dhe Kosovën, ku ora policore zgjat me orë dhe shpesh edhe me disa ditë./Foldrejt.com