Fol Drejt
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Gjermani: 10 vjet nga publikimi i abuzimeve seksuale në kishë

5 vjet më parë
in BOTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Para dhjetë vitesh janë zbuluar në Gjermani skandalet e abuzimeve seksuale të përfaqësuesve të kishës katolike. Skandali ka përfshirë shumë njerëz dhe ende nuk është mbyllur.

“Kur shikoj të kaluarën dhe bëj një retrospektivë, e kuptoj se vërtet nuk kam pasur fat. Kam qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar…” Kështu Matthias Katsch fillon rrëfimin e tij për abuzimet e përjetuara seksuale nga ana e priftërinjve katolikë. Tani 57-vjeçari Katsch ka shkruar edhe një libër me titull “Me qëllim që të ndërpritet – Lufta çlirimtare e viktimave të dhunës fizike në kishë”, e cila do së shpejti do të dalë në shitje, përshkruan ngjarjet që ka përjetuar në vitin 1973, kur ka ndjekur mësimet fetare në shkollën katolike Canisius College.

37 vite më vonë, me 14 janar 2010, ai së bashku me dy shokë të klasës, ishte nisur sërish për në shkollë, por kësaj radhe për t’u përballur me drejtorin Klaus Mertes me pyetje shumë të pakëndshme. Michael Katsch i është drejtuar me shkrim ish-nxënësve të kësaj shkolle dhe ka kërkuar të lajmërohen viktimat e dhunës seksuale atje. Pas kësaj letre, janë lajmëruar më shumë se 100 viktima, të cilët kanë pranuar se janë abuzuar seksualisht. Dy javë më vonë, kjo temë është publikuar nga media. Numri i rasteve të dhunës seksuale në kishë, rritej nga dita në ditë dhe vërshuan opinionin. Skandalet e abuzimeve seksuale me fëmijë nga ana e priftërinjve të kishës katolike nuk kanë përfunduar ende.

Matthias Katsch (Imago/J. Heinrich)Matthias Katsch

Mijëra abuzues, mijëra viktima dhe dhjetëra mijëra krime

Peshkopët katolikë kanë reaguar në fillim me mllef të madh, por shumë shpejt kanë shprehur shqetësimin e thellë për këto ngjarje. Më shumë flisnin për prevencionet sesa për përballjen me të kaluarën dhe përpunimin e krimeve. Më pas edhe politikanët filluan të merren me këtë temë dhe insistonin që këto krime të zbardhen deri në fund. Më në fund, në vitin 2018, u publikuan të dhënat zyrtare të një studimi të kryer me urdhër të vet kishës, por dyshohet se këto të dhëna nuk do të jenë kurrë të plota. Autorët e studimit kanë publikuar shifrën e 3.777 viktimave të dhunës seksuale, të cilat, sipas të dhënave të kishës, janë kryer në periudhën prej vitit 1946-2014. Përgjegjës për këto krime janë të paktën 1.670 përfaqësues të kishës. Por në këtë studim nuk janë përfshirë të gjitha institucione,t ku janë bërë krime të këtilla. Gati një e treta e priftërinjve ka qenë emocionalisht ose seksualisht të papjekur. Kardinali Reinhard Marx, kryetar i Konferencës së Peshkopëve, foli për të “dhëna shokuese” dhe “dështimin e institucioneve”, si dhe fshehjen e krimeve. Për peshkopin Stephan Ackermann, këto krime paraqesin “një kthesë në historinë e kishës katolike në Gjermani”.

Canisiuskolleg Berlin (picture alliance/AP)Canisiuskolleg në Berlin, një nga shkollat ku u zbulua abuzimi seksual i priftërinjve

Prej vitit 2010 e deri më sot peshkopët kanë kërkuar disa herë ashpërsimin e masave për evitimin dhe për mbrojtjen nga dhuna seksuale. Autoritetet e kishës kërkojnë edhe transparencë në zbardhjen e këtyre krimeve. Por një nga kërkesat kryesore të të “mbijetuarve”, siç e quajnë veten ata që kanë përjetuar abuzime seksuale, ende nuk është realizuar. Asnjë prej tyre deri më sot nuk ka marrë dëmshpërblim për këto krime, deklaroi zëdhënësi i viktimave, Matthias Katsch, për gazetën “Der Spiegel”. “Askush kurrë nuk ka marrë asnjë euro dëmshpërblim. Janë paguar vetëm paratë për ata që kanë pranuar se janë bërë krime mbi ta, në vlerë prej më së shumti 5.000 euro për person. Jemi duke pritur përgjigjet e peshkopëve, sepse ne kemi kërkuar që viktimat të paguhen me nga 400.000 euro për person”, thotë Katsch. Bisedimet po vazhdojnë. Katsch thotë se duhet të krijohet edhe një komision për “zbardhjen e të vërtetës së abuzimeve sekusale”. Por të prekurit për fat të keq, deri tani, nuk kanë arritur të realizojnë këto kërkesa.

Deri në Vatikan

Publikimi i skandaleve në Gjermani ka ndikuar që këto gjëra të zbardhen edhe në vende dhe kontinente të tjera. Dikur njeriu i tretë i Kishës Katolike, kardinali australian George Pell, gjendet tani në burg, për shkak të abuzimeve seksuale. Disa kardinalë të tjerë janë tërhequr nga postet e tyre. Vatikani ka larguar nga puna me qindra priftërinj dhe dhjetëra peshkopë, të cilët janë dërguar në pension të parakohshëm.

Inhaftierter Kardinal geht gegen Missbrauchsurteil in Berufung (picture-alliance/dpa/D. Crosling)Njeriu i tretë i Kishës Katolike, kardinali australian George Pell në burg, për shkak të abuzimeve seksuale

Në anën tjetër, prej zbardhjes së këtyre krimeve në vitin 2010, nga kisha katolike janë larguar me miliona anëtarë gjermanë. Raste të abuzimeve seksuale në kishë janë publikuar ndërkohë edhe në Poloni, Itali, Argjentinë dhe në vendet e Afrikës apo Azisë. Papa Françesku në shkurt të vitit 2019 ftoi në Vatikan në një konferencë përfaqësuesit e kishës nga mbarë bota. Papa ka kërkuar zbardhjen e krimeve, por shumëkush ishte i dëshpëruar me rezultatet e konferencës.

Rastet e zbardhjes së krimeve të këtilla po vazhdojnë edhe sot. Në Liban janë nisur së fundi hetimet për abuzime sekusale në bashkësinë fetare „Mission de Vie”. Të martën në Lyon  të Francës ka filluar gjykimi i një prej kriminelëve më të mëdhenj – një ish-peshkopi, i cili ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me dhjetëra të mitur. Njëkohësisht rrjeti “Ending Clergy Abuse” (ECA) planifikon që në shkurt të rishikojë rezultatet e arritura prej konferencës së ftuar nga Papa deri më sot.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Hap drejt zhbllokimit të politikës në Shqipëri

Lajmi tjetër

Koment: Protestë dhe pikëllim në Teheran

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM