Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar të lidhur me një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Ratingen që plagosi dhjetëra njerëz, thanë zyrtarët e policisë.
Policia njoftoi se dy policë dhe tre zjarrfikës kanë marrë lëndime të rrezikshme për jetën, katër zjarrfikës janë lënduar rëndë, ndërsa 22 policë janë lënduar lehtë, raporton AP.
Nga ndërtesa është nxjerrë trupi i një gruaje të vdekur, identiteti i së cilës dhe llojet e plagëve fatale nuk dihen ende, transmeton Fol Drejt.