Një bastisje e gjërë e forcave gjermane ka ndodhur në të gjithë vendin, për të arrestuar një bandë hajdutësh shqiptarë, shkruan tageblatt.de. Shtëpitë e tyre ndodheshin në rrugën Cuxhavener të qytetit Fischbek, si dhe në Schleswig-Holstein dhe Hessen,përcjell foldrejt.com.
Policia gjermane nuk informoi për rezultatin e bastisjeve dhe numrin e të arrestuarve gjatë ditës së enjte, por vlen të theksohet se gjatë majit 2019 në një aksion të ngjashëm në një lokal shqiptarësh në rrugën Lasallestraße të Hamburgut u kapën tetë shqiptarë. Ata akuzoheshin për grabitje dhe drogë./Fold