Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjermani: Berlinezët kërkojnë shpronësim të qiradhënësve

6 vjet më parë
in LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Qiratë në metropolet europiane rriten. Shumë njerëz detyrohen të largohen nga banesat e të shkojnë në periferi. Një nismë e re berlineze mendon se e ka gjetur zgjidhjen për problemin: Shpronësim.

Nisma quhet “Deutsche Wohnen und Co enteignen” (Shpronësimi i Deutsche Wohnen dhe të tjerë) dhe synon ndër të tjera shpronësimin e të gjitha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3000 banesa. Dy kompanitë kryesore që  janë në në shënjestër të nismës berlineze janë “Deutsche Wohnen” dhe Vonovia, E para ka mbi 100 mijë apartamente banimi të cilat i jep me qira me qëllim fitimi. Por ka shumë njerëz në Berlin që janë të mendimit, se banimi është një e drejtë bazë dhe nuk duhet kthyer në mall për të nxjerrë fitim. Daniel Dieckmann ka dhjetë vjet që proteston kundër gjendjes së strehimit dhe tani është një nga themeluesit e nismës në fjalë. “Është e papranueshme që këto apartamente të kthehen në mallra komerciale që shiten dhe blihen për përfitim. Ata nuk duan t’ia dinë fare për njerëzit e thjeshtë. Vetëm pasuria iu intereson”, thotë ai për DW.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web
Deutschland | Mieterprotest | Plakat (picture-alliance/dpa/ZB/S. Steinach)“Deutsche Wohnen und Co enteignen” (Shpronësimi i Deutsche Wohnen dhe të tjerë) dhe synon ndër të tjera shpronësimin e të gjitha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3000 banesa

Rritje drastike e qirave

Rritjet e qirasë nuk ndodhin vetëm në Berlin, por edhe në qytete të tjera europiane. Një apartament si tip studio në Berlin kushton afro 600 euro në muaj. Por në vende të tjera, si për shembull në Mynih, ai shkon deri në 1000 euro në muaj. Akoma më të shtrenjta janë Barcelona, Dublini, Londra e Parisi.

Por Berlini vitet e fundit e ka pësuar një rritje tejet dramatike të qirave, megjithëse politika është shumë pro qiramarrësve. Ajo nuk lejon rritjen e qirasë me më shume se  15% në një hapësirë kohore prej 3 vjetësh. Por shumë kompani e anashkalojnë këtë rregull duke bërë ndryshime në banesa, duke shtuar nga një ashensor ose ngrohje të re. Në këtë mënyrë ata kanë të drejtë ta rrisin qiranë edhe përtej tavanit të parashikuar me ligj. Rritjet e qirave janë të papërballueshme për shumë banorë të kryeqytetit.

Si në kohën e pasluftës

Zyrat e Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit janë të mbytura në punë. Çdo sekondë aty marrin në telefon njerëz që rrëfejnë se iu është përkeqësuar gjendja e jetesës në mënyrë dramatike. Rainer Wild, Drejtori i Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit, thotë për DW se gjendja aktuale e banimit  “mund të krahasohet me gjendjen e pasluftës, ku kishte mungesa masive të hapësirës së banimit dhe është shumë e vështirë te gjesh një banesë të lirë”. Ai shton se nuk janë vetëm ata me pagë të ulët që e vuajnë këtë mangësi hapësirash banimi: Janë edhe shtresat e mesme, policët, infermierët, mësuesit.

Deutschland Protest gegen steigende Mieten in Dresden (picture-alliance/dpa/R. Michael)Më 6 prill pati protesta kundë spekulantëve ne 11 qytete ne Gjermani, këtu pamje nga Dresdeni

Tani të prekurit shpresojnë ta ndryshojnë gjendjen me anë të shpronësimit. Të shtunën e kaluar, më 6 prill, rreth 35000 vetë dolën në demonstratë, sipas organizatorëve, dhe aty u mblodhën  15000 nënshkrime nga 20 mijë që nevojiten gjithsej. Nëse kjo shumë arrihet, atëherë peticioni duhet të kalojë në një fazë të dytë. Ata duhet të mbledhin 170000 nënshkrime nga berlineze dhe berlinezë me të drejtë vote.

Një nen i papërdorur 

Dikujt mund t’i duket se bie era socializëm? Dhe ashtu është në fakt. Sepse neni 15 i kushtetutës gjermane (Ligji Themeltar), së cilës i referohen hartuesit e peticionit, vërtet që ka dashur t’i lërë të hapur Gjermanisë Federale opsionin e ndryshimit të sistemit. Ai parashikon shpronësimin e tokave, sipërmarrjeve, shtëpive dhe shtetëzimin e tyre.
Ky nen nuk është vënë në përdorim asnjëherë, por tani ai ka ngjallur një debat të madh.

Partitë konservatore e liberale menjëherë e hodhën poshtë propozimin e ardhur nga Berlini, me argumentin se prona është paprekshme. Ndërkohë që E Majta, disa politikanë të gjelbër dhe socialdemokratë janë treguar të hapur ndaj tij./dw

 

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ushtria merr në mbrojtje aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Lajmi tjetër

Merkel foli për ndjenjën e humbjes së prindit, ajo ishte mjaft e afërt me të dy prindët (FOTO)

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM