Sipas Destatis, zyrës statistikore të Gjermanisë, importet e vendit u rritën me 24.6 për qind në 113.1 miliardë euro (124.4 miliardë dollarë) gjatë periudhës së njëjtë.
Eksportet e Gjermanisë janë rritur me 14.3 për qind për të arritur në 124.7 miliardë euro (137.2 miliardë dollarë) në muajin shkurt, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, treguan sot shifrat zyrtare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas Destatis, zyrës statistikore të Gjermanisë, importet e vendit u rritën me 24.6 për qind në 113.1 miliardë euro (124.4 miliardë dollarë) gjatë periudhës së njëjtë.
Bilanci i tregtisë së jashtme të vendit shënoi një suficit prej 11.5 miliardë euro (12.7 miliardë dollarë) në shkurt.
“Në tregtinë me Federatën Ruse, eksportet (-6,3 për qind) dhe importet (-7,3 për qind) u ulën ndjeshëm në shkurt 2022 krahasuar me janarin 2022”, tha Destatis.
“Tregtia me Rusinë nuk ishte e kufizuar deri në fund të shkurtit 2022 si rezultat i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të vendosura si pasojë”, thuhet më tej./FolDrejt/