Në Berlin prej tre vitesh po mbahej një seancë gjyqësore për dy raserë të cilët për shkak të vozitjeve tej normave të lejuara aksidentuan për vdekje dy persona. Të pandehurit janë një shqiptar i Kosovës 30 vjeçar dhe një gjerman 27 vjeçar, që të dy nga Berlini. Ata nga Gjykata gjermane janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe ka marrë jehonë pozitive te shoqëria civile, që dënimi të shërbejë si shembull për të tjerët, shkruajn foldrejt.com, duke u bazuar te një sërë mediash gjermane.
Dënimi me burgim të përjetshëm ka ardhur, përkundër disa ankimimeve të dy personave që merrnin pjesë në gara ilegale.
“Garuesit ilegalë të cilët i japin çmim të lirë jetëve të të tjerëve, nuk duhet të ketë vend në Gjermani,” tha senatori i brendshëm gjerman, Andreas Geisel (SPD)./Foldrejt.com