Policia gjermane ka arrestuar shtatë persona, të cilët akuzohen se kanë grabitur sëpaku 32 bankomatë në Rheinland-Pfalz, NRW, Sachsen-Anhalt dhe Baden-Württemberg. Ata vëzhgoheshin nga vjeshta 2019 dhe sipas të dhënave, të akuzuarit qëndronin në Dortmund nga ku i planifikonin grabitjet, shkruan welt.de.
Policia ka kryer kontrolle në Dortmund, por edhe në Leverkusen dhe Wenden në Sauerland. Grupi i arrestuar është nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, përcjell foldrejt.com.
Kjo bandë mendohet se ka grabitur rreth 500.000 euro. Kurse sëbashku me dëmet materiale, banda ka kaluar shifrën gjashtëshifrore./Foldrejt.com