Mjekët e spitaleve në Gjermani sot hynë në grevë njëditore për paga dhe kushte më të mira pune, raporton Anadolu Agency (AA).
Sindikata e mjekëve Marburger Bund tha se greva po zhvillohet në 460 spitale në të gjithë vendin, por shërbimet e urgjencës do të mbahen në këto spitale gjatë ditës.
Shumica e operacioneve të planifikuara dhe takimeve ambulatore u anuluan.
Sindikata, e cila përfaqëson rreth 55 mijë mjekë, po kërkon rritje pagash prej 5.5 për qind si dhe ndryshime në turnet e gjata dhe rregullimet e punës në gatishmëri.
Dr. Susanne Johna, kreu i Marburger Bund, tha për mediat lokale se lodhja dhe kushtet stresuese të punës janë bërë të padurueshme për shumë mjekë.
“Në disa spitale, kushtet e punës janë aq të këqija sa disa mjekë po lënë punën e tyre, po fillojnë praktikat e tyre mjekësore ose po punojnë si punonjëse në qendrat e kujdesit mjekësor”, tha ajo për Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND).
Rritjet e infeksioneve me COVID-19 kanë rezultuar në një ngarkesë më të madhe pune dhe stres për mjekët, veçanërisht për ata që janë përgjegjës për njësitë e kujdesit intensiv, repartet e infeksionit dhe dhomat e urgjencës, shtoi ajo.