Zyrtarisht në Berlin nisën sot dhe do të zgjasin dy javët e ardhshme, stërvitjet më të mëdha ajrore ushtarake në historinë e NATO-s, në të cilat do të marrin pjesë 25 vende anëtare me gjithsej 10 mijë ushtarë dhe 250 avionë.
Në mesin e avionëve, ndër të tjera, do të angazhohen edhe gjuajtës-bombardues F-35 të prodhuar në SHBA dhe Holandë nga Lockheed Martin Corp.
Avionët e zbulimit AVACS, skuadriljet e karburantit ajror dhe madje edhe avionët e transportit të Forcave Ajrore të Japonisë. Stërvitja po zhvillohet në katër lokacione në Gjermani, si dhe nga një në Holandë dhe Republikën Çeke, për të testuar aftësinë e forcave ajrore të NATO-s për t’iu përgjigjur një krize në Evropë mes tensioneve të rritura me Rusinë./FolDrejt/