Parlamenti gjerman miratoi sot një ligj të ri imigracioni, i krijuar për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në Gjermani, i cili po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore që po rëndon ekonominë.
Ligji u miratua me 388 vota “pro” – pro votuan SPD në pushtet, FDP liberale dhe të Gjelbërit, ndërsa 234 deputetë votuan “kundër” dhe 31 abstenuan, njoftoi Reuters.
Një bllok parlamentar konservator i përbërë nga opozita CDU dhe partia e saj simotër bavareze, CSU votoi kundër projektligjit, duke argumentuar se do ta bënte më të lehtë hyrjen për punëtorët e pakualifikuar, transmeton Fol Drejt.