Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha sot se ka në plan të kandidojë për një mandat të dytë në postin kryesisht ceremonial.
Një ish-ministër i Jashtëm dhe këshilltar i lartë i kancelarit të social-demokratëve të qendrës së majtë (SPD), Gerhard Schroeder, Steinmeier është në detyrën e presidentit që nga viti 2017.
Mandati aktual i Steinmeier do të skadojë në 2022, që është pikërisht pas zgjedhjeve të ardhshme në shtator, kur do të votohet një parlament i ri kombëtar.
I lindur në Gjermaninë perëndimore, Steinmeier drejtoi gjithashtu fushatën zgjedhore të SPD në 2009, si kandidat për kancelar i partisë, duke humbur ndaj kristian-demokratëve konservatorë të kryesuar nga Angela Merkel.
Duke njoftuar planet e tij, Steinmeier tha se shpresonte të shoqëronte vendin në të ardhmen e tij postpandemike.
Presidenti gjerman zgjidhet nga një forum i veçantë i votuesve që përbëhet nga anëtarë të qeverisë dhe parlamentit, si edhe nga figura kryesore publike.