Stafi në katër aeroporte gjermane – në Dusseldorf, Këln/Bon, Shtutgart dhe Baden janë sot në grevë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune dhe qindra fluturime janë anuluar.
Sindikata gjermane “Verdi” ka bërë thirrje për një grevë të stafit të katër aeroporteve për pagat dhe kushtet e punës, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Aeroporti i Këlnit/Bonnit njoftoi se sot janë anuluar 144 fluturime./FolDrejt/