Shërbimet e inteligjencës po e kanë gjithnjë e më të vështirë të rekrutojnë njerëz të rinj, pasi kandidatët e mundshëm duket se duan të punojnë nga shtëpia gjithnjë e më shumë që nga shpërthimi i pandemisë dhe nuk do të preferonin të ndaheshin nga celularët e tyre privatë, thotë kreu i shërbimit të huaj të inteligjencës në Gjermani, BND Bruno Kahl (Kahl).
“Ne nuk mund të ofrojmë kushte të caktuara që merren si të mirëqenë sot,” tha Kahl, përcjell Fol Drejt.
Ai e përshkroi gjetjen e një numri të mjaftueshëm dhe profilin e duhur të stafit si një sfidë të madhe, pasi gjenerata e “baby boomer” fillon të tërhiqet, raporton Reuters./FolDrejt/