Shirat e dendura në Gjermaninë jugperëndimore përmbytën rrugët dhe bodrumet e shtëpive dhe detyruan autoritetet të pezullojnë përkohësisht trafikun e trenave në linjat lokale, duke lënë banorët e disa zonave të bllokuar në shtëpitë e tyre, të rrethuar nga uji, transmeton Fol Drejt.
Në rrethin e Zollernalbkreis në shtetin federal të Baden-Württemberg, qindra zjarrfikës ishin në detyrë të dielën mbrëma pasi shiu i madh shkaktoi që një përrua të derdhej nga brigjet e tij në rrugë, raportoi agjencia AP.
Në shtetin federal të Rheinland-Pfalz, shiu i madh përmbyti rrugët dhe shkaktoi rrëshqitje dheu në qytetin e Daden-Herdor, ku rreth 250 anëtarë të brigadës së zjarrfikësve u vendosën gjatë natës, por nuk pati të lënduar, transmeton Fol Drejt.