Të paktën 4 persona janë plagosur rëndë në sulmin me thikë në një palestër në qytetin e Duisburgut në Gjermaninë perëndimore, njoftuan autoritetet të martën në mbrëmje.
Policia e Duisburgut tha se po kërkon të paktën një të dyshuar. Motivi i sulmit ende nuk dihet. Tre nga të plagosurit janë shtruar në spital me lëndime të rrezikshme për jetën ndërsa njëri nuk është në gjendje kritike, sipas mediave lokale, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve dhe të gjithë atyre që kanë informacion për sulmin të paraqiten dhe të ndihmojnë hetimet./FolDrejt/