Një djalë 10-vjeçar u vra dhe një djalë 9-vjeçar u plagos rëndë kur u goditën nga një tren mallrash në Recklinghausen, në zonën Ruhr, në perëndim të Gjermanisë, tha policia.
Sipas gazetës, treni i tërhoqi djemtë disa qindra metra, shkruan Bild, përcjell Fol Drejt.
Djali i plagosur i është nënshtruar një operacioni dhe nuk është më në rrezik për jetën./FolDrejt/